Atmosfera para Maqedoni-Shqipëri / Zëdhënsi provon te heqë flamurin shqiptar (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2017 | 20:36

Atmosfera para Maqedoni-Shqipëri / Zëdhënsi provon te heqë flamurin shqiptar (Video)

tifoz Strumice

Ora 20:39

Zëdhënësi për shtyp I Maqedonisë tentoi të largonte nga tribuna e gazetarëve një flamur shqiptar me pretendimin se nuk lejohet.

Në stadiumet e vendeve të ndryshme të Europës zakonisht vendosen këngë dhe hite të kohës së fundit, por nëse doni të dëgjoni këtë, duhet të gjeni një stadium tjetër. Në “Mlladost” të Strumicës ka vetëm këngë patriotike maqedonase, provokim i hapur për palën shqiptare.

Ora 20:35

Tifozët shqiptarë janë bllokuar më gjatë nga policia maqedonase, e cila ka hapur të gjithë parullat e tyre për të studiuar çfarë ka të shkruar, si dhe kërkon që secili të ketë dokument identifikimi me vete, para se të hyjnë në stadium.

Ora 20:15

Situata në stadium vazhdon të jetë ende shumë e qetë. edhe pse është një numër shumë i vogël tifozësh që do të futet në impiant. Vendasit kanë preferuar që të qëndrojnë më gjatë në baret pranë stadiumit. Shumë pak tifozë shqiptarë kanë mbërritur deri në këto momente në Strumicë.

Ora 19:45

Disa dhjetëra tifozë shqiptarë janë vonuar në udhëtimin e tyre drejt Strumicës dhe nuk kanë hyrë në stadium. Ata që kanë mbërritur ndërkohë, i nënshtrohen kontrolleve shumë të rrepta nga policia vendase, e cila po kontrollon një nga një edhe dokumentet e identifikimit të tyre.

Ora 19:00

Përfaqësueset e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë mbërritur në stadiumin e Strumicës, edhe pse duhet më shumë se një orë e gjysmë për të filluar ndeshja dhe shkallaret e impiantit ishin të boshatisura.

79d65dce-7303-4a13-b86d-565a093ef4b5

Të parët në fushë kanë hyrë maqedonasit, me Pandev që ka dalë i fundit nga dhomat e zhveshjeve.

4ba66d88-7a10-446b-8c7c-b3ec66e503a2

Ndërsa më pas radhën e kishin kuqezinjtë të cilët zbritën në stadiumin e ku ishin vetëm dhjetëra tifozë.

shqiperia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"