Atletin spanjoll e gjen “belaja”, e ngatërrojnë me aktorin e pornos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2018 | 14:12

Atletin spanjoll e gjen “belaja”, e ngatërrojnë me aktorin e pornos

Atleti Diego Garcia Karrera vetëm pak ditë më parë u shpall nënkampion Europe në maratonën e 20 kilometrave të zhvilluar në Berlin. Por spanjolli ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me ngjashmërinë e madhe që ka me aktorin e ri të filmave porno, Jordi ENP.

atleti

Atleti madrilen u është përgjigjur të gjithë atyre që e ngatërrojnë me personazhin e filmave me pullë të kuqe. Në një postim në “Twitter”, Diego Garcia ironizon: “Tashmë jam i lodhur dhe nuk mund t’ua fsheh më jetën time të dyfishtë, ku mbaj pseudonimin Jordi ENP”, shprehet me humor atleti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"