Atletiko zhgënjen edhe në kampionat, vetëm barazim ndaj Leganesit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 22:45

Atletiko zhgënjen edhe në kampionat, vetëm barazim ndaj Leganesit (VIDEO)

Humbja në Ligën e Kampioneve ndaj Çelsit duket se e ka tronditur skuadrën e Atletikos së Madridit e cila as sot në kampionat nuk arriti të gjente fitoren.

atletiko

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 7 të La Ligës në transfertë ndaj Leganesit, të besuarit e Diego Simeones nuk shkuan më tej se një barazim 0-0.

Pas këtij takimi, Atletiko mban vendin e tretë në renditje me 15 pikë, ndërkohë që Leganes renditet në vendin e 7 me 11 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"