Atletiko? Një emër surprizë del në skenë për të ardhmen e Kavanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2020 | 19:49

Atletiko? Një emër surprizë del në skenë për të ardhmen e Kavanit

Skuadra argjentinase Boca Juniors ëndërron të afrojë sulmusin uruguajan, Edinson Kavani në verë, raporton “Ovacion”.

kavani

Kontrata e Kavanit me PSG-në përfundon në qershor dhe emri i tij është lidhur shpesh me Atletiko Madridin, por dhe me skuadra të tjera europiane që janë të gatshme ta mirëpresin në radhët e tyre.

kavani2

Në rast se këto raportime nga Uruguaj do të realizoheshin në verë, atëherë 33 vjeçari Kavani do të largohej nga Europa pas 13 vitesh karrierë.

“Boca është një skuadër që më tërheq. Ajo është një skuadër që më pëlqen,” ka deklaruar kohë më parë Kavani, sipas raportimit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"