Atletiko mposhti Barcelonën, Simeone: E ndieja se do ta fitonim pasi barazuam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2020 | 11:42

Atletiko mposhti Barcelonën, Simeone: E ndieja se do ta fitonim pasi barazuam

Diego Pablo Simeone ishte thjesht i çmendur, i ekzaltuar dhe sigurisht që festimet e tij tashmë bëjnë bujë në të gjithë botën. Por dje, trajneri i Atletikos vendosi që ta përmbajë disi veten, duke qenë se fitorja ndaj Barçës thjesht i dhuroi finalen, ndërsa për trofeun duhet të mposhtin edhe Realin. 

simeone

“Ishte një nga ato fitore për të cilat ia vlen të vuash e më pas të fitosh. Ishte një natë madhështore për të gjithë ne dhe është meritë e lojtarëve të mi që ia dolën. Ndoshta s’do ta besoni, por e ndjeva realisht se mund ta përmbysnim. Pas barazimit isha i bindur në kokën time se do ta shënonim edhe golin e tretë dhe intuita nuk më gënjeu. E merituam finalen”, tha argjentinasi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"