Atletiko Madridi “harron” finalen me Realin, spanjollët përgatiten nëse Kavani refuzon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 22:52

Atletiko Madridi “harron” finalen me Realin, spanjollët përgatiten nëse Kavani refuzon

Atletiko Madrid po mendon për repartin sulmues. Pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës ditën e djeshme përballë rivalëve të Realit, trajneri Simeone duhet të mendojë për linjën e sulmuesit për të patur në ekip një sulmues race.

atletiko madrid
Media e njohur spanjolle “AS” komunikon se “El Colchoneros” po përgatiten dhe për variantin nëse Edinson Kavani i PSG-së nuk vjen në Spanjë. I zgjedhuri i drejtuesve madrilenë është sulmuesi i Arsenalit Aleksandër Lakazet. Francezi nuk po kalon një periudhë të mirë te “Topçinjtë” këtë sezon vetëm 6 gola në 19 ndeshje.

download

Në parim, Atletiko Madridi ka marrë “ok” prej Kavanit për të ardhur në fund të sezonit nga PSG-ja në kryeqytetin spanjoll me parametër zero pasi i skadon kontrata, por nëse uruguajani ndërron mendje, atëherë të gjitha përpjekjet do të përqëndrohen te Lakazet.

kavaniPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"