Atletiko Madrid, gati një ofertë të parefuzueshme për afrimin e Diego Kosta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2017 | 19:40

Atletiko Madrid, gati një ofertë të parefuzueshme për afrimin e Diego Kosta

Transferimi i Diego Kosta te Atletiko Madrid është çështje shifrash, pasi tani është e qartë se sulmuesi spanjoll nuk ka të ardhme te Çelsi dhe do të kthehet përsëri në Spanjë, në klubin që e bëri të famshëm.

Diego Kosta Celsi

Lojtari ka bërë të ditur prej kohësh qëndrimin e tij dhe është në dorën e dy klubeve të gjejnë akordin mes palëve. Çelsi i rezistoi tundimit duke bllokuar transferimin e tij në Spanjë gjatë verës, por mediat spanjolle kanë bërë të ditur se Atletiko ka gati një ofertë që vështirë se mund të refuzohet në janar.

Diego Kosta

E përditshmja “Marca” ka bërë të ditur se oferta e re për transferimin e lojtarit është 65 milionë euro, me 55 milionë euro si shumë bazë dhe 10 milionë euro të pagueshme në bazë të bonuseve të ndryshme që kanë lidhje me numrin e ndeshjeve, golave të shënuar apo arritjeve të skuadrës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"