Atletiko fitore e thellë me Levanten, Sadiku vetëm 45 minuta lojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 15, 2018 | 18:09

Atletiko fitore e thellë me Levanten, Sadiku vetëm 45 minuta lojë

Atletiko Madrid ka mundur Levanten këtë pasdite me rezultatin 3-0 dhe ka blinduar vendin e dytë në La Liga. Ndërkohë Armando Sadiku, lojtari kombëtares sonë, e ka nisur si titullar këtë ndeshje por është zëvendësuar pas 45 minutash lojë.
sadikuu
Supermacia e Atletikos u shfaq pas 33 minutash lojë kur Korea arriti të realizonte për të mbyllur pjesën e parë 1-0. Me nisjen e pjesës së dytë është Griezman që dyfishon menjëherë dhe më pas Torres në të 77 i jep goditjen përfundimtare Levantes. Skuadra e Sadikut lufton për mbijetesë por gjendet në një pozicion komod pasi është e shkëputur me 5 pikë nga La Korunja që gjendet e 3-ta nga fundi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"