Atletiko do fitore, Atalanta me sytë nga Siti. Ja ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 10:35

Atletiko do fitore, Atalanta me sytë nga Siti. Ja ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Champions

Mbrëmjen e sotme, do të luhen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve dhe skuadrat që nuk dinë fatin e tyre janë të pakta.

uefa champions league

Grupi ku bën pjesë Atalanta e Berat Gjimshitit, ka ende interes, pasi Shahthjori dhe Dinamo e Zagrebit, luajnë për vendin e dytë, ndërsa bergamaskët për një vend në Ligën e Europës.

Një ndeshje tjetër që ka interes është ajo mes Olimpiakosit dhe Crvena Zvezdës, që luhet për vendin e tretë në grup.

Gjithashtu edhe Atletikos i duhet fitore ndaj Lokomotivës së Moskës, për të mos e vënë në rrezik vendin e dytë që jep kualifikimin në fazën tjetër të Ligës së kampionëve.

Ndeshjet e ditës së sotme:

Klub Bryzh – Real Madrid 21:00

PSG – Gallatasaraj 21:00

Bajern Mynih – Totenhem 21:00

Olimpiakos – Crvena Zvezda 21:00

Dinamo Zagreb – Mançester Siti 18:55

Shahtjor Donetsk- Atalanta 18:55

Atletiko Madrid – Lokomotiv Moska 21:00

Leverkusen – Juventus 21:00

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"