Atletiko dhe Simeone e kërkojnë në skuadër, por ja pse Suarez mund të kalojë te Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 21, 2020 | 14:16


Atletiko dhe Simeone e kërkojnë në skuadër, por ja pse Suarez mund të kalojë te Interi

Sot Arturo Vidal do të bëhet një lojtar i Interit edhe në nivel zyrtar. Pasi dje kiliani zbarkoi në Milano, sot pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratën që do ta lidhë me zikaltrit për dy vitet e ardhshme (me opsion për një të tretë), me Godinin që liroi vendin e nevojshëm në skuadër në nivel page.

luis suarez

Megjithatë, drejtuesit interistë po tregojnë kujdes edhe për situatën e një tjetër lojtari të Barcelonës, i konsideruar jashtë projektit nga trajneri i ri katalanas Ronald Kuman: Luis Suarez. Ky i fundit nuk ka dashur të kalojë në MLS gjatë verës. Një kontratë prej katër vitesh me një pagë prej rreth 8 milionë eurosh në vit i është ofruar uruguaianit nga Inter Majemi, raportojnë mediat angleze, por sulmuesi ka refuzuar ofertën.

Mund të bëhej lojtari më i paguar i kampionatit amerikan në histori, duke thyer edhe rekordin e Zlatan Ibrahimoviçit që fitoi 7,2 milionë dollarë në vit te LA Galaksi.

sUAREZ GOL

HIPOTEZA – Sulmuesi uruguaian po kërkon një sistemim dhe do të qëndrojë në Spanjë vetëm nëse nuk do të arrijë të gjejë një skuadër. Mbetet e gjallë hipoteza “Atletiko”, edhe një mundësi konkrete për Interin, megjithëse shanset më të mëdha që t’i bashkohet Kontes janë nëse Barça do të kërkonte sërish të merrte Lautaro Martinezin duke ofruar një shifër të pranueshme. Për t’u veshur zikaltër, Suarez nuk do të kishte nevojë për pasaportën italiane: klubi i Zhangut ka ende dy vende për ekstrakomunitarët, një nga të cilët do të mbulohet nga Vidal.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com