ATLETIKË/ Më e mira në kualifikuese, Luiza Gega shkon në finalen e Kampionatit Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2022 | 11:28


ATLETIKË/ Më e mira në kualifikuese, Luiza Gega shkon në finalen e Kampionatit Europian

Luiza Gega ka regjistruar një tjetër rezultat të rëndësishëm, këtë herë në Kampionatin Europian të atletikës që po mbahet në Mynih. Atletja shqiptare ka siguruar kualifikimin për në finale, duke u renditur e para në Baterinë 1 në 3000 metra me pengesa.

299397914_611597820534601_5241601485013617720_n

 

Në një garë ku sigurisht qëllimi nuk ishte për ta shkelur “pedalin e gazit” deri në fund, Gega shënoi kohën 9:30.93, rezultat që i mundësoi kalimin në finale.

WhatsApp Image 2022-08-18 at 11.33.20 AM

Koha e Gegës ishte më e shpejta në të dyja bateritë kualifikuese. Më datë 20 gusht në orën 22:13 do jetë radha e finales së madhe, aty ku Luiza Gega është pretendente kryesore për medalje.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL