Atletikë/ Izmir Smajlaj super, rekord kombëtar në Ditën e Kërcimeve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2021 | 19:35

Atletikë/ Izmir Smajlaj super, rekord kombëtar në Ditën e Kërcimeve

Atleti Izmir Smajlaj ka arritur një tjetër rezultat fantastik në karrierën e tij. Shkodrani ka thyer rekordin kombëtar që mbante po vetë, në aktivitetit Dita e Kërcimeve që u zhvillua pasditen e sotme në pistën tek kodrat e Liqenit Artificial.

smajlaj

Smajlaj fluturoi 8.16 metra duke vendosur rekord të ri kombëtar në kërcim së gjati. Një rezultat fantastik nga Smajlaj, që konfirmon edhe një herë formën e shkëlqyer të atletit.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"