Atletika e lehtë 1929 – ngjarja e vitit nën Mbretëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 16:00

Atletika e lehtë 1929 – ngjarja e vitit nën Mbretëri

BESNIK DIZDARI

besnik dizdari

* Këtë cikël shkrimesh të rivështruara, me modesti e respekt ua kushtoi personazheve historike të atletikës shqiptare, të afërmve të mi:themeluesve epokalë të viteve ’20 e përtej: profesorëve FEHTI DIZDARI e IBRAHIM DIZDARI si dhe dr.BAHRI KOPLIKUT. Ua kushtoj të paharrueshmëve SADETIN HOTI e VALBONA TELI. Ia kushtoj shokut të rinisë: kampionit të paharrueshëm RASIM KRAJA. Ia kushtoj Syrri Hotit e Skënder Fushës (Bushati) – dy mbi 80-vjeçarë stoikë,të cilët vazhdojnë të jenë tejet të afërt në ndjekjen e atletikës së sotme shqiptare.

KAPITULLI III

90-VJETORI QË NA E FESTUAN IZMIR SMAJLAJ DHE LUIZA GEGA

Më duket sikur në këtë dimër 2020, Shqipëria festoi 90-vjetorin e kampionatit të parë sportiv të saj, që është ky i atletikës së lehtë, në mënyrën më origjinale të mundshme. E festoi përmes rezultateve të rangut europian. Dy atletët e saj të mrekullueshëm, Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega, e nderuan Shqipërinë e tyre me dy arritje të tjera të jashtëzakonshme. Smajlaj me trajner Gjergj Rulin në Mitingun e Bratislavës zuri vendin e parë me 7.90 metra në kërcimin së gjati. Ndërkohë,Luiza Gega me trajner Taulant Stërmasin, u rendit e treta në “WorldAthleticsIndoorTourMeeting” të Karlsruhe të Gjermanisë në 3000 metra. Madje,me rekord kombëtar për Shqipërinë: 8.44.46.

Nëse garat e Bratislavës ishin të rëndësishme për rangun europian, ajo e Karlsruhesishte shumë e rëndësishme. Dhe jo vetëm kaq. Kështu, sepse në Kampionatin Ballkanik në sallë (Stamboll 15 shkurt 2020), atletika shqiptare u pasurua me dy medalje të arta të Kampionit të Ballkanit. Si gjithnjë, prej Luiza Gegës në 3000 metra (8.55.45) dhe IzmirSmajlajtnë kërcimin së gjati (7.91). Medalje bronzi fitoi DavidNikolli në 1500 metra (3.50.42). Ndërkohë, në Mitingun e Beogradit në sallë (27 shkurt 2020), Izmir Smajlajnë kërcimin së gjati (7.94) dhe FrankoBurraj në 400 metra (47.20) zunë vendet e para.

Në mënyrën më simbolike të mundshme them se ky qe festimi më kuptimplotë i 90-vjetorit të kampionatit të parë të atletikës së lehtë në Shqipëri, kryeqyteti Tiranë i së cilës vazhdon të ekzistojë pa asnjë pistë atletike. I vetmi në Europë! Kësisoj, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të kthehemi, aty ku e kemi lënë me dy pjesët e para të kësaj historie që i bën fort nder sportit shqiptar:te pista antike e Shallvares të Tiranës së vitit 1929…

FUTBOLLISTËT ATLETË…

Dihet, kampionatet kombëtare të atletikës të Mbretërisë, emblemë e themelimeve sportive në Shqipëri, Partia Komuniste gjithashtu nuk i njohu assesi për bukur 47 vjet, ndonëse për njëfarë kohe në krye të sporteve vuri një kampion të shquar mû të këtyre kampionateve, të nderuarin VasilKonomi, të cilit po aq nuk ia përmendi asnjëherë se qe kampion i Shqipërisë i kohës së Mbretërisë! Ndërkaq, shokët e tij, Sabit Çoku e SandërKraja, FetiDizdari e Ibrahim Dizdari, GaqoGogo e RagipLohja, PeterAndoni e SelmanStërmasi, Qazim Dervishi e Ragip Meta, Sefedin Biçaku e Ibrahim Kodra (piktori i madh) e të tjerë kampionë e rekordmenë në këto kampionate u cilësuan disa të dyshimtë, disa armiq të betuar, disa u burgosën, ndonjëri edhe u pushkatua.

trofete

Partia lejonte të përmendeshin përvit vetëm KristoIsakun apo Dum Allën, thjesht ngaqë këto figura të nderuara dhe të paharrueshme ishin dëshmorë dhe pjesëtarë të lëvizjes komuniste. Ajo është një ngjarje, pra, që ka ndodhur më 2 shtator 1929. Ka ndodhur në një vit të jashtëzakonshëm edhe për sportin shqiptar.

Nuk duhet harruar se kishim vetëm 17 vjet pavarësi, vetëm 5 vjet shtet të vërtetë, e kësisoj, kyorganizim i këtij kampionati kombëtar, vetvetiu përbën një fakt sensacional, madje edhe për Europën sportive, deri për sot e kësaj dite, duke i bërë një nder të madhhistorisë së kulturës sonë kombëtare. Dhe na duhet të hyjmë në kohë e të mos kërkojmë themelime anglosaksone në Shqipërinë e vogël e të brishtë të vitit 1929. Kronologjia modeste sportive e asaj Shqipërie është, ndërkaq, vërtet e çuditshme në skajet e ngjarjeve të saj, konkrete e abstrakte, nismëtare e të dështuara, ândrruese e të vërteta.

Gazeta sportive italiane e kohës, “IlLittoriale” (“Corrieredello Sport” e sotme) me titull “Kupa e Ballkanit:Rumania mund Jugosllavinë 2-1”,thotë fjalë për fjalë: “Takimet për zhvillimin e Kupës së Ballkanit në të cilën marrin pjesë Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, Greqia dhe Shqipëria, filloi me ndeshjen e përfaqësueseve të Rumanisë dhe Jugosllavisë”. Ajo çka ka rëndësi për ne në këtë lajm të “IlLitoriale”-s për fillimin e Kampionatit Ballkanik të Futbollit, është fakti se përmendet edhe Shqipëria si pjesëmarrëse! E pra, dihet se Shqipëria nuk ka shkuar në Bukuresht.

Ndërkohë, ja tek gjejmë shkrimin e një rëndësie të veçantë të 6 marsit 1929 te “Gazeta e re” me autor të paharrueshmin prof. Aqif Domini, me titullin joshës “Shqipnijan’Olimpiadën Ballkanike”. Prof. Domini, i lënë gjithashtu në heshtje e harresë shembullore gjatë regjimit komunist, ende i panderuar sa e siç duhet edhe sot e kësaj dite, mbasi njofton: “Me gëzim të madh këndova në gazetën ‘Popolod’Italia’ se në këte Olimpiadë (Ballkanike) do të marrë pjesë edhe Shqipnija”, përshkruan mundësitë e pjesëmarrjes. Trajton shkurtpërfaqësimin e mundshëm në sporte të tilla, si noti,qitja, mundja, boksi, tenisi, atletika, duke dhënë edhe emra të mundshëm sportistësh pjesëmarrës.

Dhe ndalet më gjatë te futbolli për të cilin shkruan: “Më mbetet të flas pak për skuadrën e foot-ballit. Formimi i kësaj skuadre që do të luejë me të tjera mjaft të forta, si të Turqisë, të Jugosllavisë,etje. Duhet të bahet me mendje: Elbasani p.sh. ka një beg mjaft të zot e të shkathët. Po kështu edhe Shkodra, Tirana, Vlona, Durrësi, etje, kanë lojtarë për skuadrën kombëtare që për të parën herë do të formohet në Shqipni. Pas mendimit t’em ja disa që janë të zottë për të veshë fanelën e kuqe me shkabë në maj n’Athinë: BehxhetJolldashi (Elbasan), IrfanGjinali (Tiranë), Llazar Miha (Tiranë), NushLuka (Shkodër), Bik Kovaçi (Shkodër), Bahri Kopliku (Shkodër), etje, që gjenden në qytetet e ndryshme të Shqipnis.

Të gjithë ata që do të marrin pjesë n’Olimpiadën Ballkanike, duhet të mblidhen në një vend të caktuem për të bàmë praktikën e duhun, që të mos bàjnënji figurë të keqe n’Athinë ku në majin që vjen fillojnë lojnat Olimpike”. Prej këtyre emrave që ai përmend, me ndonjë përjashtim, të gjithë do të jenë jo protagonistë të këtij Kampionati Ballkanik të futbollit, por çuditërisht të kampionatit të parë të atletikës shqiptare. Të gjithë këta emra të shquar autori i këtyre radhëve i njeh mirë. Madje, ndiej përmàllim që midis tyre gjej edhe dajën tim të paharrueshëm, dr. Bahri Koplikun, një futbollist dhe atlet i shquar i Shqipërisë së viteve ’20 me shoqërinë “Studente Shkodra” e një rëndësie të jashtëzakonshme në përhapjen e sporteve në Shqipëri. Padyshimnjë nga mjekët më mitikë të shëndetësisë shqiptare, emrin e të cilit e mban sot poliklinika e Shkodrës. Është babai i zëvendëskryeministrit të mëparshëm të Shqipërisë Demokratike, Bashkim Kopliku.

Ndërkaq, më 3 korrik 1929, në Durrës zhvillohet një ndeshje e madhe e kohës, Durrësi – Tirana 2- 1, e cila, për fat të keq, përfundon me ndërprerjen e saj për shkak të një goli të diskutueshëm.Me protagonistë I.Gjinalin, Kojën, Stërmasin, Karapicin, Hajnalin, dr. Prosin, Dake Kusin, Margaritin, Dovanën, Moisiun, Tartarin, Pizhën, Nushin… Të gjithë protagonistë të futbollit të kohës, por edhe të atletikës… Dhe ngjarjet e futbollit që nuk ndalin, ende jo të atletikës. Vjen Vlora dhe Durrësi fiton 4-1. Më 17 gusht është ndeshja Shkodra – Durrësi.

Dhe 3-1 për Durrësin në një ditë të paharrueshme. Orkestër frymore në Fushën eVjetër në Shkodër, Himn Kombëtar,autoritete të pranishme, spektatorë të panumërt! Dhe të mirënjohurit e kohës,Dovana, Nushi, Margariti, Dervishi, dr. Kopliku, por edhe MarketinGurashi, LecNdreka, ShefqetKeçiqi, AliPaçrami. Është 3-1 për miqtë durrsakë, të cilët po habisnin Shqipërinë me futbollin e tyre.

Dhe Shkodra që kërkon revansh e Durrësi që nuk pranon sepse futbollistët e tij shkojnë jashtë për studime. Është një vit i çuditshëm për gjithë jetën shqiptare, shoqërore e politike, sportive e kulturore, të hapjes së Shqipërisë dhe të organizimeve e themelimeve të shumta shtetërore, çka i përmendëm në kapitullin II të këtij cikli.

…DHE MBËRRIN ATLETIKA E LEHTË

Dihet, Britania e Madhe është vendi, i cili i pari ka kodifikuar atletikën moderne. Më 1827 në Skoci është zhvilluar edicioni i parë i asaj që njihet siBorderGames, kur në SHBA veprimtaria e parë e atletikës moderne mbërrin vetëm mbas 11 vjetëve, më 1838 në Hoboken të Nju Xhersit. Mandej, më 1866 historia e njerëzimit regjistron manifestimin e parë atletik ku marrin pjesë atletët më të mirë të një kombi.

Ngjarja ka vend në Londër dhe organizohet prej AmateurAthleticClub. Në Shqipëri natyrisht do të vononte ende nja 60 a 70 vjet për të mbërritur te ky kampionat i parë shqiptar i vitit 1929. Ju duket vonë? E pra, kampionati i parë i SHBA-së është zhvilluar vetëm më 1876. Kësisoj, ne na duhetta quajmë normale që do të ishim 53 vjet mbrapa SHBA-së. Kështu, mbas garës së parë të vrapimit të Shkodrës, më 1920, është krejt normale – ndoshta dhe e parakohshme – që zhvillimi i një kampionati kombëtar në Shqipëri të ndodhte më 2 shtator 1929, kur dihej se ky vend kishte vetëm16 vjet pavarësi dhe vetëm nja 4 a 5 vjet qëndrueshmëri shtetërore.

Dhe një kampionat kombëtar shqiptar i atletikës ishte një largpamësi e jashtëzakonshme. Për përkim ai kampionat do të kishte një pikë takimi amerikane. Drejtori i Shkollës Teknike të Tiranës, HarryFultz i SHBA, është një ndër tetë organizatorët e kampionatit -anëtarë të atij që quhej komiteti organizues i kampionatit: Rexhep Jella, prefekt i Tiranës; RasimKalakula, kryetar i bashkisë; italiani Kolonel Bellocchio, komandanti i grupit të Tiranës; Hasan Lame, sekretari i prefekturës; dhe padyshim, i famshmi organizator i parë i huaj i sporteve shqiptare në tanësi, italiani Giandomenico de Marchis – drejtues i degës së Tiranës të Entit Kombëtar Djelmnia Shqiptare; kapiteni Kol Zadrima – komandant i Xhandarmërisë; Sami Pejani, drejtor i konviktit “NaimFrashëri”; dhe i sipërpërmenduriHarryFultz.

Një kampionat i mbështetur fort te dituritë e kësaj tetësheje, prej së cilës del rregullorja e rreptë që lejon pjesëmarrjen e atij atleti të një përfaqësimi sportiv i cili detyrimisht është shtetas shqiptar dhe i cili ka mbushur moshën 18 vjeç. Dhe 2 franga ar për pjesëmarrjen në garë. Mandej çmimet: medalja e artë për kampionin, argjendi për nënkampionin dhe ajo e bronztë për vendin e tretë. Kam pasë shkruar qysh në kohën e Partisë njëherë një shkrim duke propozuar dhënien e tri medaljeve: ari, argjendi, bronzi për çdo kampionat kombëtar në Shqipëri. Sikur të mos e kisha shkruar! Sot e kësaj dite asgjë…! I kthehemi vitit 1929 pa u zgjatur më tej me atë rregullore të shkëlqyeshme të atij kampionati të parë të sporteve shqiptare dhe le të përpiqemi tash të hyjmë në mbrendësinë e tij.

Kampionati ka, ndërkaq, edhe një udhëheqës shpirtëror, nëse do të mund ta quanim kështu: Princesha Myzejen, “patronesha e Kampionatit”, e shkruar madje edhe në një emërtim origjinal të gjuhës shqipe: “Nën shikesën e Naltë të Naltësisë së saj,Princeshës Myzejen”. Nga ana tjetër, një tufë shéjash trofe: kupa të rralla dhe elegante për fituesit vetjakë dhe ekiporë, që zbukurojnë publicitetin e shtypit, teksatregohen para fillimit të kampionatit. Të denja edhe për sot, shekullin XXI. Dhe 2 shtator 1929. Në Shallvaren e Tiranës.

Ceremoni e shkëlqyer për kohën. Rreshtim,parakalim, himnkombëtar,prani e PrinceshësMyzejen. Fjala emocionuese e prefektit Rexhep Jella. Ky ishte 2 shtatori 1929 që themeloi jo thjesht kampionatin e parë të atletikës së lehtë, por vetë atë që kemi thënë njëqind herë: themelimin e kampionateve kombëtare të Shqipërisë për të gjitha sportet. Është ndoshta data më historike themeluese në krejt jetën e sporteve në Shqipëri.

PETERANDONI – KAMPIONI DHE REKORDMENI I PARË

Dhe ja ku shfaqet kampioni i parë i kampionatit si dhe rekordi i parë kombëtar në historinë e Shqipërisë. Kjo ngjet në kërcimin së larti nga PeterAndoni i Elbasanit me 1.68 metra. Nuk besoj se e njeh kush sot në Shqipëri, ndonëse për të, i përkujtueshmi ynë prof. dr. Uran Asllani ka shkruar në studimin e tij për studentët shqiptarë të “Robert College” të Stambollit. Në këtë 1929,PeterAndoni është 24 vjeç, mësues i edukatës fizike i Normales së Elbasanit, bir i NikollëAndonit, tregtar i mirënjohur elbasanas.

peter andoni

PeterAndoni (1904- 1983) është vëlla i të famshmit eksponent të Ballit Kombëtar, atdhetarit të shquar VasilAndoni.Ky kampion dhe rekordmen i parë i historisë së Shqipërisë, në fund të fundit një sportist i gjithanshëm qysh në “Robert College” të Stambollit – sportin atje e kishte përvetësuar – çka do të thotë që në thelb, është krijim atletik i shkollës anglosaksone të Stambollit (Interesant vërtet, dy sportistët e parë themelues të sportit tonë vijnë nga Stambolli:dr. VasfiSamimi dhe PeterAndoni!). Andoni ynë është njeriu i cili e sundon kampionatin e parë të Shqipërisë. Kampion në kërcimin së larti, në kërcimin së gjati (5.97), por edhe në pesëgarësh dhe dhjetëgarësh. Është i vetmi që rrëmben katër medalje të arta të kampionit të Shqipërisë!

I parival, Andoni do të ketë një vazhdimësi spektakolare: ai do të jetë pjesëmarrës i katër kampionateve me radhë, duke fituar në tanësi 11 tituj të kampionit në këto katër gara, shto këtu dhe trehapëshin. Ai hyn në histori si themeluesi rekordmen i garave të kërcimeve: së gjati, së larti, trehapësh. Në së larti kampion në katër kampionate rresht: 1929, 1930, 1931, 1932; tri herë në kërcimin së gjati duke mbërritur te 6.16, dy herë në trehapësh, kur përfaqëson Shkodrën më 1931 dhe 1932, me sa duket, teksa është transferuar atje, me shifrat e larta për kohën 12.64. Rekordmenët e radhës që do të vinin mbas tij: SelmanStërmasi (së gjati e së larti), Sefedin Biçaku (trehapësh), SandërKraja (dhjetëgarësh) do ta kishin pikë referimi këtë atlet të madh për Shqipërinë e kohës, i cili kishte bartë prej Stambollit për Tiranën stilet e kërcimeve si dhe universalizmin atletik, teksa do të mundoheshin tejet për t’ia rrëmbyer rekordet.

Kjo është historia, doemos ende e pashtéruarderi më sot, e atletit të parë shqiptar PeterAndoni. Kur pushtohet Shqipëria prej Italisë fashiste, në shéj revolte ky atdhetar braktis Atdheun dhe rivendoset në Stamboll. Ishte i domosdoshëm edhe atje. Menjëherë emërohet mësues i edukatës fizike po në “Robert College” të Stambollit. Do të punojë deri më 1964 kur del në pension, duke mbetur gjithnjë një shqiptar i shquar, një veprimtar i palodhshëm në jetën politike shoqërore, krijues i shoqatës “Besa” të shqiptarëve të Stambollit.

Ndahet nga jeta më 1983, në moshën 79-vjeçare, duke mbetur për ne rekordmeni dhe kampioni universal themelues i garave të mësipërme të atletikës së lehtë. Shembull i madh i asaj që, siç shkruan “Gazeta e Korçës” më 1929, është “inaugurimi i fillimit të një periudhe më të lumtur në Atletizmën Shqiptare”. Javët e fundit është botuar një libër me shumë vlerë i autorëve RudolfDeliana e Rudina Deliana kushtuar atdhetarit të shquar VasilAndoni me titullin “VasilAndoni”. Dhe në këtë libër doemos zë vend edhe profesor PeterAndoni. Futbollist, volejbollist, basketbollist, atlet. Një gjoks i mbushur me medalje fitimtarësh. Si profesor i Normales së Elbasanit, themelon atletikën për nxënësit e saj. Deri aty, saqë në kampionatin e shkollave të mesme më 1928,Normalja zë vendin e parë.

Mendoni pra: kampionat kombëtar i atletikës së lehtë për shkollat e mesme qysh më 1928! Personazhe të tilla do të sundonin kampionatin e parë kombëtar të atletikës së lehtë në Shallvaren e Tiranës 1929. Për fatin e madh të historisë, kam arritur të gjej renditjen e shumë garave. Këtë herë po veçoj renditjen e garës që dha kampionine parë të Shqipërisë, atë të kërcimit së larti, që është pra, PeterAndoni:

Kërcim së larti – kampionati i parë i Shqipërisë 1929

1. Peter ANDONI / Elbasani 1.68

2. Qazim DERVISHI / Shkodra1.55

3. Qazim KEÇIÇI / Shkodra 1.43

4. Xhevet SKILJA / Elbasani1.38

Kujdes! Mos u zhgënjeni me rezultatet. Është 90 vjet më parë. Është vetëm fillimi! Emrat janë të pafund: RagipLohja, SimonTodoshi,dr.NaimVreto, Llazar Miha, IrfanGjinali, BexhetJolldashi, dr.Bahri Kopliku, prof. Adem Karrapici, Sabit Çoku, Ymer Sharra, Jorgji Koja, VladimirShuteriqi, Kapllan Dervishi, Azbi Tepelena, FeridBeshiri, dr.Isuf Dashi, ZeqirSulejmani, prof. Tahir Shkreli, Ibrahim Kodra, Mehmet Gjakova…

Do të merrem më hollësisht me ta në shkrimet e ardhshme të këtij cikli. E rëndësishme është se shumica prej tyre do ta çojnë atletikën shqiptare deri te themelimi i Kombëtares sonë, që është pra Kombëtarja eparë e një sporti për Shqipërinë. Kjo do të thotë se fanellat kuqezi nuk i ka themeluar futbolli, por atletika e lehtë. Dhe do të jetë mû atletika e lehtë që do të përfaqësojë për herë të parë Shqipërinë në kampionate sportive ndërkombëtare, deri dhe në Kampionatin Europian…

———————-

Post scriptum

Mbas 90 vjetëve kryeqyteti Tiranë, pa pistë atletike U lodha duke shkruar e rishkruar me plot të reja për këto ngjarje për të cilat qeveria, shteti i sotëm shqiptar, KOKSH, ministria përkatëse e plot të tjerë as denjojnë t’ua hedhin sytë… Ose njerëz të këtyre, ndoshta ngaqë nuk dinë të ushtrojnë përsëmbari detyrën e nëpunësit të shtetit, dinë vetëm t’i kushtojnë ditirambe stadiumit të ri pa pistë atletike, këtij të Tiranës. Për fat të keq, do të na duhet të merremi edhe me shtjellimin e këtij servilizmi të pashoq…

* Për vazhdimësi shih shkrimin e “Panorama Sport” të 1 korrik 2019 dhe 22 janar 2020

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"