“Atje ku filloi atje mbaroi”, sulmuesi “var këpucët në gozhdë” ditën e sotme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 20:15

“Atje ku filloi atje mbaroi”, sulmuesi “var këpucët në gozhdë” ditën e sotme

Ish-sulmuesi Alatin Ametlli, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë ditën e sotme. 38-vjeçari shkelmoi topin në startin e ndeshjes Maliqi-Tepelena, teksa njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, ndërkohë që do të mbajë postin e zv.trajnerit te skuadra maliqare.

Ametlli

Ametlli e ka nisur karrierën te skuadra e Maliqit, ndërkohë që sezonin e fundit ishte pjesë e Devolli, ndërkohë që këtë sezon iu bashkua maliqarëve si pjestar i stafit. Gjithashtu Ametlli është aktivizuar edhe me Gramozin e Pogradecin në karrierën e tij.

“Aty ku filloi aty mbaroi… jane te shumte trajnerat qe duhet te falenderoj jane te pafund lojtaret qe kane qene prane meje ne keto vite te gjata ne fushen e lojes. jam shume mirenjohes per te gjithe. Falenderoj ekipin per fitoren e sotme ishte nje dhurate shume e bukur.Time to say goodbye”, shkroi Ametlli në “Facebook”.

ala

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"