Atentati ishte një paralajmërim, ish-sulmuesi serb i Juves rrëfen minutat e tmerrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2020 | 13:30

Atentati ishte një paralajmërim, ish-sulmuesi serb i Juves rrëfen minutat e tmerrit

Autoritetet greke kanë nisur hetimin për atentatin që iu bë dy ditë më parë Darko Kovaçeviçit, ish-sulmuesit serb të Juventusit dhe Lacios, sot 46-vjeçar. Ai jeton në Greqi, ku ka punuar dhe mund të rikthehet të punojë për Olimpiakosin. Kovaçeviç është në gjendje të mirë shëndetësore dhe i ka treguar policisë të gjithë dinamikën e ngjarjes. 

pucano-na-bivseg-reprezentativca-srbije-darko-kovacevic-van-zivotne-opasnosti

Ai ka raportuar se ishte në pjesën e brendshme të shtëpisë së tij në Glifadha, një zonë prestigjioze në periferi të Athinës, më pak se gjysmë ore. Ai ka parë një person që doli nga makina dhe u afrua drejt tij. Personi ka nisur të qëllojë drejt Kovaçeviçit dhe, sipas ndërtimit të skenës së atentatit, ai është plagosur teksa është shtrirë në tokë. Ishsulmuesi, që në vitet e fundit ka qenë edhe drejtues i federatës serbe, nuk e ka njohur atentatorin dhe thotë se ai u largua menjëherë pasi shkrepi pistoletën disa herë në drejtim të tij.

darko kovacevic

GJENDET MAKINA – Në mbrëmjen e së hënës është gjendur pak metra larg vendit të ngjarjes një makinë e djegur, tip “Smart”. Në brendësinë e saj është gjendur një pjesë metalike e një pistolete, provë që mund të shërbejë për të ndihmuar zbardhjen e ngjarjes. Pista më e besueshme është ajo që Kovaçeviç ka qenë i vëzhguar për një kohë të gjatë nga profesionistët dhe të shtënat ndaj tij kanë qenë vetëm një paralajmërim. Është shumë e vështirë të imagjinosh që një vrasës profesionist të dështojë në ekzekutimin e objektivit të tij vetëm pak metra larg. Por, pavarësisht këtyre hamendësimeve, çështja është e hapur dhe policia ka marrë si provë kamerat në zonën ku ka shtëpinë ishsulmuesi. Nuk përjashtohet fakti që të bëhet fjalë edhe për një çështje ekonomike dhe larje hesapesh mes palëve.

Darko-Kovačević

FLET KOVAÇEVIÇ – Ish-sulmuesi i Juventusit ka treguar ngjarjen për mediat dhe për autoritetet greke. Ai thotë se ka parë një person të armatosur, i cili i shkoi drejt dhe nisi të qëllonte. “Pashë një burrë që doli nga një makinë dhe kishte një pistoletë në dorë. Ai u nis drejt meje dhe e kuptova që diçka nuk po shkonte. Në mënyrë instiktive u hodha djathtas dhe pastaj ai nisi të qëllonte drejt meje. Pastaj u largua menjëherë me vrap dhe hipi në makinë duke u larguar nga lagjja”, tregon 46-vjeçari. Ky i fundit shkoi menjëherë në spital ku mori mjekimin e nevojshëm, por u trajtua edhe për problemet kardiake,

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"