“Atdheu mirënjohës për ju”, Muriqi dhe Fenerbahçe dalin hapur në mbështetjes së ushtrisë turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 19:10

“Atdheu mirënjohës për ju”, Muriqi dhe Fenerbahçe dalin hapur në mbështetjes së ushtrisë turke

Pas kombëtares të Turqisë, tani është radha e klubeve për të dalë hapur në mbështetje të ushtrisë turke, po lufton në Siri kundër kurdëve.

Fenerbahce

Lojtarët e Fenerbahçes para fillimit të sfidës së sotme ndaj Denizlisporit, mbajtën veshur në fanellë të bardhe në nderim të ushtarëve që janë duke luftuar, teksa shkruhej: “Atdheu mirënjohës për ju”.

I pranishëm te Fenerbahçe me bluzën veshur është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, si dhe shumë futbollistë të tjerë, me kombësi të ndryshme. Pavarësisht se janë apo jo dakord për luftën që është duke u zhvilluar, lojtarët e Fenerbahçes kanë qenë të detyruar që ta mbajnë veshur atë fanellë. Kujtojmë  UEFA disa ditë më parë deklaroi se do të hapte një hetim për festimin e lojtarëve turq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"