Atanda “tremb” Partizanin, dëmtohet dhe lë në mes stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 9:58

Atanda “tremb” Partizanin, dëmtohet dhe lë në mes stërvitjen

Pas tetë javësh kampionat, Partizani e shikon veten në krye të renditjes dhe shpresohet që kjo rrugë të mbetet e paprekur deri në fund të sezonit. Ndonëse punojnë në qetësi dhe pa presion, “demat” janë të detyruar të përballojë dhe të kalojnë me sukses edhe pengesat që u dalin rrugës. Goditjen e parë në prag të ndeshjes me Luftëtarin e morën sapo nisën punën, pasi për këtë takim është konfirmuar mungesa e kapitenit Alban Hoxha, që u dëmtua me Kombëtaren. Portieri nuk është lojtari i vetëm i dëmtuar te Partizani.

partizani

Rasti më i freskët ka ndodhur në seancën e djeshme, ku mbrojtësi Sodiq Atanda u dëmtua dhe solli “trembjen” e radhës në ekip. Prej javësh Atanda ka shfaqur disa probleme të vogla dhe gjatë seancës së djeshme mori një tjetër goditje dhe stafi vendosi që nigeriani ta ndërpresë seancën. Sipas stafit mjekësor, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz, por për ta ruajtur lojtarin u vendos që ai të rrinte pushim pas problemit që pati.

atanda

Parimisht, Atanda nuk rrezikon për të dielën. Sa i përket infermierisë, mbrojtja mbetet më problematikja. Eneo Bitri dhe Alma Uakili, që janë lënduar para disa kohësh, vijojnë përgatitjet e diferencuara, kryesisht nën drejtimin e stafit të përgatitjes fizike. Bitri dje gjatë gjithë kohës ka punuar me trajnerin Korado Sakone, ndërsa Uakili, i cili ende nuk ka debutuar, ka vijuar me vrapime dhe disa ushtrime aerobike.

659

Që pas daljes i pastrehë në mars të 2010-ës, ku i morën kompleksin, të kuqtë janë përgatitur kryesisht në fushat me bar sintetik. Ky terren shikohet si “armiku” kryesor i futbollistëve, pasi këto fusha janë burimi kryesor i dëmtimeve. Të shumta kanë qenë lëndimet në vitet e fundit te “demat”, pikërisht nga terrenet ku janë stërvitur.

ILIR CARA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"