Atalanta u “shkërmoq” nga Siti, ja nota për Berat Gjimshitin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 23:18

Atalanta u “shkërmoq” nga Siti, ja nota për Berat Gjimshitin

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte titullar për Atalantën mbrëmjen e sotme në Champions League, në transfertën ndaj Mançester Sitit, të humbur me shifrat 5-1.

MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 22: Phil Foden of Manchester City battles for possession with Berat Djimsiti of Atalanta during the UEFA Champions League group C match between Manchester City and Atalanta at Etihad Stadium on October 22, 2019 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Në një mbrëmje ku i gjithë reparti i mbrojtjes nuk ishte në një ditë të mirë, edhe Gjimshiti nuk i shpëton një vlerësimi negativ. Sipas “calciomercato”, ai vlerësohet me notën 5.5, ndërkohë tek goli i barazimit, është Aguero që i shpëton.

gjimshiti siti

“Mbyll mirë Sterling në disa raste, dhe ia merr topin Fodenit pa bërë faull. Por, nuk e ka idenë si të ndalojë Agueron në golin e barazimit, me argjentinasin që e parakalon dhe shënon.” – shkruhet në komentin për shqiptarin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"