Atalanta u eliminua nga Reali i Madridit, shikoni statistikat e Berat Gjimshitit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2021 | 23:25

Atalanta u eliminua nga Reali i Madridit, shikoni statistikat e Berat Gjimshitit

Atalanta u mposht edhe në ndeshjen e kthimit nga Reali i Madridit, me këta të fundit që triumfuan ditën e sotme me rezultatin 3-1.

GJIMSHITI

Megjithatë pavarësisht se madrilenët shënuan 3 herë, tek asnjëri nga golat nuk kishte faj mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti. Te goli i parë ishte gabim i portierit Sportielo dhe mbrojtësit Toloit, teksa ky i fundit ishte protagonist edhe te goli i dytë, duke shkaktuar penallti pas ndërhyrjes ndaj Vinisiusit. Edhe të goli i tretë, ishte në krahun e majtë, ndërkohë që Gjimshiti ndodhej në të djathtë.

Për ndeshjen e sotme, shqiptari është vlerësuar nga “SofaScore” me notën 6.5, teksa për sa i përket statistikave, bëri 2 spastrime, bllokoi 1 gjuajtje, kishte 83 prekje të topit dhe saktësia e pasimeve ishte 84%.

STATISTIKAT E BERAT GJIMSHITIT, PËRGATITUR NGA “SOFASCORE” PËR “PANORAMA SPORT”:

NOTA E GJIMSHITIT

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"