Atalanta nxiton për Gjimshitin, kontratë ose përndryshe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 22:23

Atalanta nxiton për Gjimshitin, kontratë ose përndryshe…

“Doja të largohesha, por dëmtimi i një mbrojtësi më ktheu tek Atalanta”. Kështu u shpreh Berat Gjimshiti në deklaratën e dhënë për “Panorama Sport” pas ndeshjes me Izraelin. E ndërsa ka luajtur titullar me bergamaskët së fundmi, në Europa Ligë dhe në Serinë A, drejtuesit janë bindur për vlerat që ka 25-vjeçari i Kombëtares shqiptare. Gjimshiti është i vetmi prej lojtarëve të Atalantës që ka kontratë deri në vitin 2019.

berat gjimshiti

Në këto kushte, Atalanta duhet të nxitojë për të rinovuar, pasi në të kundërt, mund të rrezikojë që ta humbasë shqiptarin me parametër zero. Në ditët në vijim, drejtuesit e Atalantës dhe përfaqësuesit e lojtarit do të ulen për të diskutuar termat e rinovimit. Momentalisht, Gjimshiti ka bindur stafin për të luajtur si titullar, por nuk dihet nëse me rikthimin e lojtarëve të dëmtuar, pozitat e tij do të mbeten të pandryshuara. Kjo është edhe situata që vetë lojtari po analizon, përpara se të kthejë një përgjigje për rinovimin me Atalantën

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"