Atalanta në ndjekje të një tjetër shqiptari, Gasperini kërkon sulmuesin e Kombëtares U-20 që luan te Bajerni

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2022 | 21:08

Atalanta në ndjekje të një tjetër shqiptari, Gasperini kërkon sulmuesin e Kombëtares U-20 që luan te Bajerni

Atalanta është në një fazë reformimi dhe ndryshimi lojtarësh për të kaluar këtë moment të vështirë, pas mbetjes jashtë nga zona europiane.

marvin cuni

Projekti i Gasperinit do të vazhdojë dhe klubi po punon në shumë fronte për të rekrutuar lojtarë të rinj, një prej të cilëve mendohet të jetë edhe Marvin Çuni.

Futbollisti ka lindur në Gjermani, por ka vendosur të përfaqësojë Shqiptarinë, duke u bërë pjesë edhe e ekipit kombëtar U-20. Djaloshi është një sulmues pykë, por mund të përshtatet edhe në rolin e anësorit, majtas ose djathtas.

Aktualisht ai ka rinovuar me Padërbornin në Bundesligën e dytë gjermane deri në 2024- ën, edhe pse kartoni i tij është në pronësi të Bajernit të Myhniut. Atalanta do të bëjë një tentativë për ta sjellë në Serinë A, sipas asaj që shkruan “calcioline.com”.

marvin cuni

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"