Atalanta-Napoli, publikohen formacionet. Mungon një mbrojtës shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 19:27

Atalanta-Napoli, publikohen formacionet. Mungon një mbrojtës shqiptar

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Atalanta-Napoli. Sfida pritet të nisë në orën 19:30.

atalanta napoli ndeshja

Të dy skuadrat duan fitoren për tu konfirmuar në Kupat e Europës, megjithëse Napoli e ka sigurar pjesëmarrjen edhe prej fitimit të Kupës së Italisë. Në rradhët e Napolit bie në sy mungesa e Elseid Hysajt, ku trajneri Gatuso ka vendosur ta lërë pushim.

Bashkë me Hysajn Gatuso la pushim edhe Lobotkën, Kajehonin dhe Elmasin. Napoli do rreshtohet me modulin sulmues 4-3-3. Por kjo sfidë do ta ketë praninë e një shqiptari, pasi Xhimshiti do formojë treshen e mbrojtjes për Atalantën me Kaldarën dhe Toloin në modulin 3-4-2-1.

ataklanta napoli

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"