VIDEO/ Atalanta shkatërron Valencian dhe dhuron spektakël, zikaltërit marrin një fitore historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2020 | 23:45

VIDEO/ Atalanta shkatërron Valencian dhe dhuron spektakël, zikaltërit marrin një fitore historike

Atalanta ka shkatërruar Valencian me rezulatatin 4-1, në ndeshjen e parë të 1/16-ve në Ligën e Kampionëve.ILICIC

Për italianët ishte hera e parë në histori të klubit që shkonin deri në këtë fazë, por në fushën e lojës u dukën si një ekip me përvojë të madhe në këtë kompeticion. Ndeshja nisi mirë për të besuarit e Gasperinit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 16’ me Hateboer.

Para përfundimit të pjesës së parë, ishte Iliçiç që shënoi golin e dytë për ekipin e tij. Pjesa e dytë nisi aty ku përfundoi e para, me Atalantën në sulm. Ishte Frojler, që në minutën e 57’ shënoi të tretin për ekipin e tij, para se Hateboer të shënonte edhe të katërtin në 63’. ATAAAA

Për Valencian realizoi Çerishev në minutën e 66’, për t’i dhënë ekipit sadopak shpresë për ndeshjen e kthimit. Gjimshiti nuk luajti në këtë ndeshje, pasi pësoi një dëmtim pak para fillimit të sfidës.

 

FT| Atalanta-Valencia 4-1

Hateboer 15′, Iliçiç 41′, Frojler 57′, Hateboer 63’/ Çerishev 66′


Formacionet zyrtare:

Atalanta: Golini, Run, Kaldara, Frojler, Gomez, Gosens, Hatebur, Iliçiç, Palomino, Pashaliç, Toloi. Trajner: Xhampiero Gasperini.

Valencia: Domeneh, Diakhabi, Gaja, Gomez, Guedes, Kondogbia, Mangala, Pareho, Soler, Torres, Uas. Trajner: Albert Celades.

l;

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"