Atalanta do të përballet kundër Interit, tifozët “sponsorizojnë” Berishën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 9:32

Atalanta do të përballet kundër Interit, tifozët “sponsorizojnë” Berishën

Tani do të jetë gjithmonë e më e vështirë që në portën e Atalantës të shikojmë titullar Piero Golinin. Kjo, sepse Etrit Berisha me paraqitjet që ka bërë në ndeshjet e fundit ka treguar se e meriton të jetë në portën e bluzinjve si titullar edhe për ndeshjet e tjera. Në sfidën kundër Bolonjës ishte një nga më të mirët në fushën e lojës.

2017-06-08-12_58_21-Etrit-Berisha-Photos-1024x584

Jo për faktin se pritjet e tij ishin të shumta, por sepse ajo që bëri në fund ndaj Palasios ishte një mrekulli e vërtetë. Sigurisht që rrotacioni në portën e Atalantës do të vazhdojë për faktin se drejtuesit dhe trajneri kanë vendosur që t’i japin besim edhe talentit Golini. Por tifozët e kanë zgjedhur të preferuarin e tyre në këto momente. Etrit Berisha ka marrë 56% të votave për të qenë titullar në sfidën e ardhshme të Atalantës, të cilët do të luajnë kundër Interit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"