“Ata juventinë m…”, Interi nuk e fal dhe i vendos gjobë mesfushorit për një “like”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2020 | 13:18

“Ata juventinë m…”, Interi nuk e fal dhe i vendos gjobë mesfushorit për një “like”

Pasi kaloi me semafor të kuq dhe nuk kaloi testin e alkoolit, policia i tërhoqi disa ditë më parë patentën Marselo Brozoviçit.inter

Lojtari i Interit, ndërkohë, ka hyrë më tej në telashe, pasi i ka vendosur “like” një postimi në “Instagram” të një tifozi që quante karabinierët në fjalë tifozë të Juventusit:

“Kur i tërheqin patentën Brozoviçit nuk ka probleme, pasi në ‘Appiano’ shkon me aeroplan privat. Ata policë me siguri ishin juventinë m… Megjithatë, testi i alkoolit ishte shumë pak mbi normën. Marselo Brozoviç nëse kërkon një shofer, unë për ty vij edhe falas”.

Interi nuk e ka pritur mirë sjelljen e kroatit, i cili, sipas informacioneve nga mediat italiane, do të gjobitet me 100 mijë euro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"