“Ata dinë gjëra që unë nuk ia u kam idenë”, Valverde sqaron zërat që e lidhin Vidalin me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 19:39

“Ata dinë gjëra që unë nuk ia u kam idenë”, Valverde sqaron zërat që e lidhin Vidalin me Interin

Arturo Vidal nuk po kalon një periudhë shumë të mirë te Barcelona këtë sezon, teksa nuk po gjen shumë minuta.vidal

Valverde nuk e shikon si një titullar kilianin, dhe për këtë arsye kanë filluar të qarkullojnë lajme për largimin e tij nga katalanasit.

Thuhet se e ardhmja e lojtarit do të jetë te Interi, me zikaltërit që e pëlqejnë shumë atë, në veçanti trajneri Konte, i cili e ka stërvitur atë edhe më përpara gjatë kohës kur ishte pjesë e Juventusit. Për zërat që e lidhin Vidalin me Interin ka folur edhe trajneri Valverde, i cili është shprehur:“Këto informacione sigurisht që nuk kanë dalë nga ne, por nga Interi.valverde

Ata dinë gjëra që unë nuk ia u kam idenë, dhe nuk i di. Merkato nuk ka nisur ende dhe, ne kemi akoma tre ndeshje për të zhvilluar para fundit të këtij viti.”, u shpreh Valverde.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"