Astrofizikanë Harvardi, pas Klopit fshihet një ushri gjenish

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 8:47

Astrofizikanë Harvardi, pas Klopit fshihet një ushri gjenish

Ata dallohen teksa qëndrojnë në kantinën e “Melwood”, qendrës stërvitore të Liverpulit, dhe larg futbollit të meritave. “Duken pak si të shastisur, – thotë një burim i klubit, – por të gjithë respektojnë punën e tyre”. Ian Graham, Uilliam Spermen, Tim Uasket dhe Dafid Still nuk do të marrin një medalje fituesi të Premier Ligës, e megjithatë nuk ka dyshime se kur të shkruhet historia e transformimit të statistikave të futbollit, ata do të jenë personazhet kryesore. Çmimet ata i kanë fituar më herët: Spermen është një i diplomuar në Universitetin e Harvardit, i cili ka punuar në Organizatën Europiane të Kërkimit Bërthamor.
0_klopman
Uasket është një astrofizikan, i specializuar në kodimin e shifrave. Still është një kampion shahu, ndërsa Graham ka një doktoraturë në fizikë teorike nga Universiteti i Kembrixhit. Uasket shpjegoi mekanizmin e procesit të tyre gjatë një leksioni për Institucionin Mbretëror: “Gjëja më e rëndësishme në futboll janë golat dhe është detyra jonë që të kthejmë çdo aksion në fushë, çdo pasim, çdo rivënie, çdo goditje, në një probabilitet goli. Për afërsisht 200 ndeshje çdo fundjavë, ne mbledhim statistikat përfshirë çdo top të prekur në ndeshje. Sa herë një lojtar pason topin, ne e shënojmë në fushë. Gati çdo sekondë ka një pasim të ri. Për çdo ndeshje, ne marrim rreth 2000 kontakte topi. Dhe kjo na tregon pozicionin e lojtarit që bën pasimin. Ajo që nuk të tregon është se ku ndodhen lojtarët e tjerë në fushë në ato momente. Për ndeshjet e Premier Ligës ne marrim statistikat e gjurmimit nga një set kamerash vendosur përreth gjithë stadiumit. Ato monitorojnë pozicionin e të gjithë lojtarëve, kështu që ka 22 lojtarë përreth topit. Ajo e bën këtë me 25 imazhe për sekondë gjatë gjithë 90 minutave. Ti përfundon me rreth 1.5 milionë pika të dhënash dhe këto statistika na japin një vlerë goli për çdo futbollist dhe për çdo pozicion në fushë. Është teknologjia që përdoret për gjurmimin e raketave, por është më e thjeshtë për të gjurmuar një person.
4_Klopp-FSG
Futbolli matet me gola, kështu që ne përpiqemi të kapim çdo veprim që lojtari bën në fushë, qoftë ai një pasim, një goditje apo një ndërhyrje nëse je një mbrojtës dhe bëjmë pyetjen: ‘Cili është shansi i kësaj skuadre për të shënuar një gol përpara sesa aksioni të ketë përfunduar dhe cili është shansi i kësaj skuadre për të shënuar një gol pasi aksioni përfundoi?’ Ne e quajmë këtë probabiliteti i shtuar i golit. Pasimet që unë i preferoj janë ato që hyjnë në mbrojtjen kundërshtare dhe nxjerrin 4-5 mbrojtës jashtë loje. Një lojtar që i bën këto gjatë gjysmës së kohës, do të bëhet një mesfushor i klasit botëror”. Nabi Keita u gjurmua nga Salcburgu te Lajpcigu ekzaktësisht në bazë të kësaj metrike zhvilluar nga Graham. E gjitha kjo ishte si miell për mullirin e pronarit të Liverpulit, Xhon Henri, i cili u bë fillimisht i pasur duke shitur fasule soje. “Xhon është dikush, i cili fitoi para duke përdorur një mendje algoritmike për të analizuar të dhënat dhe gjetur mënyra për të parashikuar të ardhmen”, thotë Xho Januzevski, i cili punoi me Henrin te Boston Red Soks dhe Liverpuli.
edwardsjpeg

Spermen, i cili u rekrutua në vitin 2018, ka gjithashtu një metrikë për ta ndihmuar. Ai ka përdorur funksionet matematikore për të shkruar modele më realiste se si një skuadër e kontrollon një ndeshje dhe e quan këtë kontrolli dinamik i fushës. Graham, ndërkohë, shijon ftohtësinë e racionalitetit të simulimit kompjuterik. “Nuk më pëlqen videoja, ajo të mashtron”, thotë Graham gjatë një interviste. Çelësi i suksesit të Liverpulit duket se është aftësia e klubit për të punuar mirë në të gjitha departamentet. “Sepse, duke qenë se modelimi matematikor është një risi dhe sepse futbolli është një sport shumë konservator, është diçka e vështirë për t’u kuptuar dhe një trajner duhet mirëkuptuar për këtë sepse nëse ka 100 gjëra të tjera për t’u shqetësuar, mund të thotë: ‘E di çfarë, nuk më intereson kjo’. Por Jyrgen gjeti kohën dhe u tregua shumë i mirësjellshëm dhe më la t’ia shpjegoja. Ai e kuptoi dhe e vlerësoi, kjo e vendos sipas meje në 5% e trajnerëve më të mirë”.

ANDROKLI DRALO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"