Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2018 | 9:27

Asnjë projekt, Tirana në “ajër” për Superioren

Tirana është e “ngrirë”. Edhe pse bardheblutë siguruan ngjitjen pa u mbyllur mirë sezoni, borxhi marramendës ndaj Gjergji Muzakës po i vendos seriozisht në rrezik objektivat. FSHF u uli 3 pikë nga renditja e përgjithshme, megjithatë kalvari i dënimeve është vetëm në hapat e parë.

Refik Halili

Nëse “kokëfortësia” e klubit do të vazhdojë dhe brenda 15 ditëve nuk paguajnë, do e shohin veten me -3 të tjera, pra në total 6 pikë të marra me shumë mund gjatë këtij sezoni të vështirë do i zhdukeshin për shkak të një borxhi. Por historia nuk mbyllet këtu. Tirana ka vetëm një zgjidhje për të shpë- tuar: të hedhë në llogarinë e ishlojtarit 107 milionë lekë të vjetër. Nëse nuk e bën as këtë brenda afateve, atëherë kostot do të jenë fatale. Bardheblutë do të detyrohen që për një tjetër sezon të luajnë në Kategorinë e Parë.

TRAJNERI

Sikur të mos mjaftojë ky fakt që ka vënë realisht në alarm bardheblutë, misioni “Superiore” mbetet pezull edhe prej mungesës së një projekti konkret. Presidenti Refik Halili nuk ka sqaruar akoma pozitat e trajnerit. Pra, edhe pse braziliani ka dëshirë të qëndrojë, duhet thënë që është krijuar një lloj ngërçi prej merkatos.

SHKRIMIN E PLOTË E LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS “PANORAMA SPORT”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"