Asnjë plan konkret/ Erzeni në “gjumë”, e ardhmja e skuadrës është një… mister

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 10:23

Asnjë plan konkret/ Erzeni në “gjumë”, e ardhmja e skuadrës është një… mister

Situata tek Erzeni vazhdon të mbetet e njëjtë. Rikthimi në Kategorinë Superiore mendohej se do t’i jepte një impuls më shumë klubit shijakas për të nisur menjëherë përgatitjet sa i përket formatimit të skuadrës.

Erzeni

Grupi i lojtarëve që mbyllën sezonin në Kategorinë e Parë kishte emra të spikatur dhe shumica e tyre mund të vazhdonin të ishte pjesë e ekipit në Superiore.

Mirëpo, për momentin në Shijak ka një pasiguri të madhe sa i përket të ardhmes së ekipit dhe askush nuk mund të japë një përgjigje të saktë se cili është plani për elitën.

Duke filluar nga bashkia, drejtuesit e klubit, donatorët, stafi teknik dhe futbollistët, janë të paqartë për mënyrën se si do të funksionojnë gjërat në vazhdimësi.

Mësohet se lojtarët që mbyllën sezonin në të Parën presin të shlyhen nga klubi, pasi bëhet fjalë për disa detyrimetë prapambetura. Pasi të zgjidhet ky ngërç financiar, më pasmund të flitet për riorganizimin e ekipit.

Nuk dihet nëse drejtuesit që do të marrin përsipër ndërtimin e skuadrës do t’ibesojnë sërish stolin Nevil Dedes, i cili udhëhoqi shijakasit në Kategorinë e Parë.

Aktualisht në qytetin shumë futbolldashëska një shqetësim të madh për faktin se klubi nuk po lëviz përndërtimin e skuadrës.

Kampionati nis në muajin gusht dhe koha ndoshta premton, por për ekipe si Erzeni që kthehet në elitëpas 19 vitesh, vështirësia mund të jetë e madhe në të gjitha drejtimet.

Gjithsesi, tifozët besojnë se bashkia dhe donatorët vendës, do të nisin shumë shpejt punën për ekipin e elitës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"