Asnjë përforcim me peshë/ Skuadra e Kategorisë së Parë vuan në merkato, huazimet shihen si… shpëtim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 10, 2021 | 18:51

Asnjë përforcim me peshë/ Skuadra e Kategorisë së Parë vuan në merkato, huazimet shihen si… shpëtim

Besa po vuan në mer kato. Ata lojtarë që i kanë pasur në plane, nuk po i sigurojnë dot. Duket se është tregu kosovar ai që i tërheq më shumë lojtarët nga Shqipëria, duke lënë “thatë” edhe kavajasit. Shpëtimi i vetëm për verdhezinjtë shihen vetëm huazimet, pasi alternativa të tjera nuk kanë.

Mergjyshi Besa

Nga futbollistët që luajtën në radhët e Besës gjatë periudhës tetor-dhjetor, jo të gjithë mbetën të kënaqur. Minutazhi minimal ka bërë që të shohin si zgjidhje largimin. Mesfushori Mateo Levendi ndërpreu marrëdhëniet me klubin për këtë shkak dhe prej ditësh i është bashkuar Erzenit. Megjithatë, rrjedhjet vazhdojnë. Pikërisht dje ka ikur një futbollist dhe motivi është i njëjti: mungesa e hapësirës. Bëhet fjalë për portugezin Roxherio Migel Reis da Silva, sulmuesin 25-vjeçar nga Portugalia.

Ai ka prishur me mirëkuptim kontratën me verdhezinjtë, duke u bërë largimi i dytë. Da Silva u aktivizua rregullisht në miqësoret para sezonit dhe në Kupë, por në kampionat nuk e bindi dot trajnerin për t’i dhënë një vend si titullar.

bESA

Duket se ambiciet e tij nuk janë përmbushur dhe dje ka shpallur “divorcin”. Për momentin, afrim i vetëm te Besa mund të konsiderohet kosovari 17-vjeçar Alban Hyseni. Ky i fundit nuk shihet si lojtar i momentit, por i perspektivës. Burime pranë presidentit Nexhat Bizhdili saktësojnë se Besa është bërë pishman që lejoi Iran Gonçalvezin të shkonte te Teuta.

Duke mos pasur fort hapësira te durrsakët, verdhezinjtë kanë kërkuar ta rikthejnë, por durrsakët nuk kanë pranuar ta japin as në formë huazimi. Trajneri Artan Mërgjyshi e thotë hapur se Goncalvez do t’i bënte mjaft punë Besës së tij.

FERIZ FERIZAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"