Asnjë nga blerjet titullar, trajneri Pioli u beson kampionëve/ Ja si pritet të rreshtohet Milani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2022 | 13:44

Asnjë nga blerjet titullar, trajneri Pioli u beson kampionëve/ Ja si pritet të rreshtohet Milani

Stërvitja e fundit ka dhënë sinjale të rëndësishme për ato që mund të jenë zgjedhjet e titullarëve nga ana e Stefano Piolit për ndeshjen e sotme kundër Udinezes.

Milani stervitje

Prapavija nuk ndryshon me Menjanë në portë dhe Kalabrian e Hernandezin nga krahët. Tomori dhe Kalulu në qendër, teksa “diga” përpara tyre do të përbëhet nga Banser dhe Kruniç që zë vendin e Tonalit të dëmtuar.

Treshja pas pykës gjithashtu nuk duhet të ketë surpriza. As Adli e as De Ketelare që do ta nisin sfidën nga stoli së bashku me Zhirunë dhe Origin.

milan

Pyka do të jetë Rebiç që ka dhënë përgjigje të rëndësishme gjatë miqësoreve të verës, teksa pas shpinës së kroatit do të luajnë Leao, Diaz si fantazist dhe Salmakers, pasi Pioli nuk dëshiron të rrezikojë Mesiasin që u dëmtua një javë më parë në kavilje. Braziliani e ka marrë veten, por do të jetë në pankinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"