Asnjë ndeshje me ekipet e Superiores, Partizani zhgënjen sërish në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 18:18

Asnjë ndeshje me ekipet e Superiores, Partizani zhgënjen sërish në miqësore

Partizani nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në ndeshjen miqësorë që luajtën ndaj Lushnjës.

PARTIZANI LUSHNJA

Në sfidën e zhvilluar në “Roza Haxhiu”, të kuqtë e drejtuar nga Ilir Daja nuk ia kanë dalë të gjejnë rrugën e rrjetës, duke e mbyllur ndeshjen në barazim pa gola.

Kujtojmë se ky është barazimi i dytë radhazi për Partizanit, teksa vetëm pak ditë më parë barazuan ndaj Korabit. E veçanta në këto miqësore të zhvilluara nga Partizani deri tani është fakti se të kuqtë nuk janë përballur me asnjë nga ekipet e Superiores.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"