Asnjë mungesë para Flamurtarit, Jonuz “thur” planin e kthesës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2019 | 12:46

Asnjë mungesë para Flamurtarit, Jonuz “thur” planin e kthesës

Vllaznia është e gjitha e përqendruar te Flamurtari. Skuadra ka vijuar përgatitjet edhe dje, por në ndryshim nga e diela, doza e ngarkesave ka ardhur në rritje.

vllaznia hygor

Kërkohet kthesa dhe rikuperimi i pikëve të lëna me Partizanin. Mirsad Jonuz po “thur” strategjinë për të rigjetur fitoren. Dhe, për fat, grupi do të jetë më shumë i plotë. Gjatë seancës së djeshme, që të gjithë lojtarët ishin të gatshëm.

Nuk ka të dëmtuar dhe as të pezulluar dhe kjo i jep mundësinë trajnerit që të mos kushtëzohet në zgjedhjet e tij. Formacioni nuk është fiksuar ende, e megjithatë sot do të vendosen edhe pikat mbi “i”.

Nuk përjashtohet mundësia që të ketë ndryshime në përbërje dhe modul.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"