Asnjë mungesë në stërvitjen e Partizanit, të kuqve iu shtohet një… “snajper”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 19:25

Asnjë mungesë në stërvitjen e Partizanit, të kuqve iu shtohet një… “snajper”

Partizani ka kryer ditën e djeshme stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e së hënës ndaj Laçit në orën 19:00 në stadiumin e kuq.

partizani

Në kampin e “demave” mbizotëron një qetësi absolute në këtë javë, teksa serioziteti është maksimal. Rezultatet e fundit e kanë vendosur skuadrën nën një presion të madh dhe kjo ndikon edhe në gjendjen e ekipit.

Gjithsesi, trajneri Kolela është përpjekur edhe për pjesën psikologjike, përveç skemave, për ta mbajtur skuadrën në tonus.

Kjo duket qartë edhe në deklaratat pas ndeshjeve, kur ai reflekton qetësi. Italiani nuk ka asnjë mungesë në këtë ndeshje, teksa shtohet “snajperi” Selmani.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"