Asnjë i dëmtuar, pushimi “shëron” titullarët e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2020 | 18:53

Asnjë i dëmtuar, pushimi “shëron” titullarët e Bylisit

 Lajme të mira nga infermieria e ballshiotëve tashmë që gara është e pezulluar përkohësisht. Trajneri Dovedan që në ndeshjen e radhës do të jetë gati disa nga titullarët e tij, që në ndeshjen e fundit të kampionatit në Gjirokastër munguan për arsye shëndetësore.bylisi

Jurgen Goxha I sakrifikuar dhe që luajti me fasha në ballë një javë më parë, për shkak të një dëmtimi të rëndë që mori ndaj Flamurtarit, duket se është gati plotësisht.

Po ashtu edhe Bicaj që kishte tërheqje të lehtë. Veç tyre edhe Edison ndreca që është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.bylis

Ndeshja ndaj Tiranës është shumë e rëndësishme për ballshiotët, ndaj edhe ata shpresojnë që kjo situatë të kalojë sa më shpejt dhe të luhet me tifozë, duke ditur se për Bylisin ata janë lojtari I 12-të sa herë që luhen ndeshjet në “Adush Muça”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"