Asnjë hap nga bashkia, çështja e privatizimit të klubit të Kategorisë së Parë mbetet “në ajër”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2021 | 12:54

Asnjë hap nga bashkia, çështja e privatizimit të klubit të Kategorisë së Parë mbetet “në ajër”

Lushnja është një nga klubet e Kategorisë së Parë, që varet tërësisht nga bashkia. Por deri tani, njësia vendore nuk ka ndërmarrë asnjë hap për privatizimin.

lushnjaa

Këshilli Bashkiak që është njëherësh asambleja e klubit, do të mblidhet të hënën, por nuk ka asnjë projekt për të diskutuar për futbollin. Kjo duket shqetësuese, kur dihet që afati për këtë proces duhet të realizohet deri në korrik. Koha nuk premton dhe ankthi shtohet.

Lushnja është duke mbyllur sezonin e tretë radhazi në Kategorinë e Parë dhe ka për të luajtur edhe një ndeshje të fundit me Turbinën. Edhe sezonin e ardhshëm, futbolli verdhejeshil do të konkurrojë sërish në inferiore.

Bashkia miraton rregullisht 400 milionë lekë të vjetër, por në mungesën e një sponsori futbolli verdhejeshil ka humbur ndjeshëm raportet me Superioren.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"