Asnjë gol në tre ndeshje, Shqipëria U-17 merr pikën e parë. Kuqezinjtë e Beqirit barazojnë me Gjeorgjinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 18:00

Asnjë gol në tre ndeshje, Shqipëria U-17 merr pikën e parë. Kuqezinjtë e Beqirit barazojnë me Gjeorgjinë

Shqipëria U-17 zhvilloi ditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit në grupin 8 eliminator, në kuadër të fushatës kualifikuese për Europianin e 17-vjeçarëve.

U17

Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvin Beqiri, barazuan pa gola ndaj moshatarëve të tyre nga Gjeorgjia. Takimi ishte pothuajse i ekuilibruar, dhe pa shumë raste. 1 herë e goditën portën lojtarët shqiptarë, ndërsa dy raste në kuadrat patën gjeorgjianët, të cilët dominuan edhe në goditjet nga këndi, 2-6.

Barazia në lojë, u pasqyrua edhe në fundin e takimit, ku ekipet ndanë nga një pikë në barazimin pa gola. Pas dy humbjeve ndaj Ukrainës dhe Portugalisë, kjo ishte pika e parë në grup për Shqipërinë U-17, por që e mbylli në vendin e fundit, pasi Gjeorgjia numëron 2 pikë. Asnjë gol i shënuar nga kuqezinjtë, që kanë golavarazhin 0-6.

SHQIPËRIA U-17: Simoni, Papa, Mitaj, Preka, Mehmeti, Gjuzi, Mata, Kasemi, Asallari, Dervishi, Janaqi. Trajner: Elvin Beqiri. U aktivizuan: Sula, Tora, Bytyqi, Miftiu, Fejzulla.

41

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"