Asnjë gol deri tani dhe pak hapësira, Kamberi në bisedime me një klub gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2021 | 19:13

Asnjë gol deri tani dhe pak hapësira, Kamberi në bisedime me një klub gjerman

Sulmuesi i Shqipërisë, Florian Kamberi mund të ndryshojë sërishj ekip. 25-vjeçari po bisedon me klubin gjerman Bokum. Duke parë aktivizimet e pakta me Sent Galenin, Kamberi kërkon të kalojë në formë huazimi tek skuadra e kategorisë së dytë të Gjermanisë.
b25lY21zOjczM2FjMzRmLTk3NTMtNGMwNS04MTc5LTE2YTA0YjgxMDE2OTo1YThlYjdhMS0xNWM4LTQ1ZDEtODU2ZC1jNzM3N2U0OGE2OWM=
Gjatë këtij sezoni, ish-futbollisti i Glasgou Rejnxhërsit dhe Hibernianit ka zhvilluar vetëm 9 ndeshje me Sent Galenin duke mos arritur të shënojë dot.

Ai nuk është grumbulluar në 3 ndeshjet e fundit dhe mungesa e hapësirave e shtyn që të kërkojë një ekip të ri, qoftë për të luajtur përkohësisht për pjesën e mbetur të sezonit 2020-2021.

Për të ka pasur interes dhe nga klube angleze e gjermane, por gjatë verës ai zgjodhi Sent Galenin në Zvicër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"