Asnjë fitore në shtëpi, trajneri i Flamurtarit pas humbjes me Tiranën: Nuk janë detyrim 3 pikët në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 4, 2020 | 19:28

FB Flamurtari Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

Asnjë fitore në shtëpi, trajneri i Flamurtarit pas humbjes me Tiranën: Nuk janë detyrim 3 pikët në Vlorë

Trajneri i Flamurtarit Marselo Troisi u shpreh pas humbjes me Tiranën se skuadra e tij nuk e ka detyrim të fitojë në fushën e vet.

bandicam 2020-03-04 19-22-17-471

Pas përfundimit të takimit me rezultatin 0-2 për bardheblutë, trajneri brazilian shtoi se ishte e pafalshme të humbeshin shumë raste përballë Tiranës.
“Duhet të jemi pak më të sjellshëm në fushë. Shkova t’i jepja dorën, ai më ktheu shpinën, nuk më pëlqeu, mundohem të jem profesionist dhe mik brenda dhe jashtë fushe.

Humbja me Tiranën – Nuk dua të justifikohem. Kemi humbur shumë raste. Kemi luajtur pak më mirë se Tirana. Kemi humbur shumë raste. Kjo na ndodhi neve sot ne sot. Kush nuk shënoin pëson.

Flamurtari nuk ka fituar asnjë ndeshje në shtëpi – Po stërvitemi fort. Nuk e shoh detyrim fitoren. Ajo do të vijë. Duhet të bëni pyetje çfarë pune bëjmë, çfarë mungese kemi. Nuk është detyrim fitorja brenda fushe”, përfundoi Troisi.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com