Asnjë faull për 90 minuta, vendoset rekordi i pabesueshëm në Ligën e Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 22:55

Asnjë faull për 90 minuta, vendoset rekordi i pabesueshëm në Ligën e Europës

Arsenali mposhti ditën e djeshme me rezultatin 3-0 skuadrën nga Irlanda, Dundalk, me këta të fundit, që pavarësisht humbjes, ditën e djeshme kanë vendosur një rekord të pabesueshëm në Ligën e Europës.

ARSENAL DUNDALK

Gjatë gjithë 90 minutave, skuadra irlandeze nuk regjistroi asnjë faull, diçka që më parë nuk ishte arritur nga asnjë skuadër në këtë kompeticion. Asnjë nga lojtarët e Dundalk, nuk shkaktoi goditje dënimi, qoftë edhe njëherë të vetme gjatë 90 minutave, diçka që në plan të parë duket e pabesueshme.

Dundalk bën pjesë në grupin B të Ligës së Europës, teksa në 2 ndeshje të zhvilluara deri tani, kanë regjistruar dy humbje, duke u renditur në vendin e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"