Asnjë ekip si Milani/ Pesë ndeshje pa pësuar gol, Pioli ka “regjistruar” mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2020 | 9:28

Asnjë ekip si Milani/ Pesë ndeshje pa pësuar gol, Pioli ka “regjistruar” mbrojtjen

Në ambientet futbollistike ekziston bindja se kampionatet fito hen nga skuadra që ka mbrojtjen më të mirë. E vërtetojnë shpesh edhe statistikat, të paktën në Serinë A ku suksesi është më i arritshëm për ekipet që nuk ndëshkohen shpesh. Milani nuk e ka në mundësitë e veta të fitojë titullin, por nëpërmjet punës së prapavijës do të tentojë të sigurojë një biletë për kompeticionet europiane në sezonin e ardhshëm. 

pioli

Zlatan Ibrahimoviç dhe Rafael Leao mund të sjellin gola, oksigjen dhe adrenalinë, elementë këto të shpresuar nga Pioli, por ndërkohë edhe trajneri ka bërë të ndihet dora e tij. Trajneri i drejton kuqezinjtë prej 12 ndeshjesh e në pesë prej tyre ekipi i tij nuk ka pësuar asnjë gol.

Meritë e Donarumës, e mbrojtësve, por edhe e të gjithëve. Gjithashtu “Djalli” vjen nga dy sfida ku gjithashtu nuk ka pësuar, shifra këto që aktualisht, ose të paktën, në 12 javët e fundit nuk i ka asnjë ekip. Kundërshembulli, sigurisht, janë edhe pesë golat e pësuar tri javë më parë nga Atalanta, por përshtypja e përgjithshme, është që te Milani diçka ka ndryshuar. Në pritje të ndonjë përforcimi (Kjaer ndërkohë u zyrtarizua), Pioli ka preferuar t’i besojë katërshes Kalabria, Muzakio, Romanjoli dhe Hernandez, e cila ka dhënë përgjigje inkurajuese pavarësisht skemës me të cilin skuadra ka luajtur.

Ibrahimovic-Pioli

NORMALIZUESI – Për sa kohë drejtohej nga Marko Xhampaolo, Milani pësonte më shumë se një gol për ndeshje, më saktësisht 9 ndëshkime në 7 paraqitje, teksa më Piolin janë pësuar 15 gola në 12 ndeshje, por në bilanc, siç thamë, rëndojnë 5 grushtet e pësuar kundër Atalantës.

PIOLI

Praktikisht, trajneri aktual konfirmon “namin” prej normalizuesi, veti që Boban e Maldini ia kanë njohur që në takimet e para. Me fitoren ndaj Kaljarit Pioli ka rritur mesataren e pikëve duke e çuar në 1.33 për ndeshje, teksa paraardhësi i tij “udhëtonte” me 1.29 pikë çdo 90 minuta. Për më shumë, tashmë në barazpeshë totale janë edhe rezultatet e tij, 4 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Ekuilibri është i dukshëm edhe në këtë aspekt, megjithatë disfatat urohen të jenë më pak. Nëse më pas mbrojtja mban, bilanci i fund të sezonit mund të jetë i denjë për buzëqeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"