“Asnjë dramë, golat mund të evitoheshin”, Moriero: Kjo gjë më bëri të kuptoj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2021 | 15:41

“Asnjë dramë, golat mund të evitoheshin”, Moriero: Kjo gjë më bëri të kuptoj…

Françesko Moriero debutoi me humbje. Më shumë se për veten, trajneri shpreh keqardhje për tifozët. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, italiani u shpreh:moriero

“Më vjen keq për tifozët që dolën të zhgënjyer dhe jo se e nisa unë me humbje. Kjo gjë më bëri të kuptoj se nuk ka ndeshje të lehta, por jam i bindur se djemtë do ta marrin veten.

Nuk duhet të shohim sa larg është vendi i dytë apo i tretë, por do të shohim vetëm veten.

Nuk do të bëjmë llogari, por të ecim me hapa të sigurt drejt objektivin final: ngjitjes. Duhet të rregullojmë sjelljen në fushë.

Pamë situata që kërkojnë ndërhyrje. Kemi marrë dy gola që mund të evitoheshin.

Nuk është dramë absolutisht. Mendoj se kam një skuadër shumë të mirë, me futbollistë shumë të mirë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"