Asnjë ditë pushim, Kanarsa “dënon” ekipin pas humbjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2021 | 12:29

Asnjë ditë pushim, Kanarsa “dënon” ekipin pas humbjes

Nuk ka pushim për Apoloninë, pas humbjes dalin direkt në fushë. Edhe pse kampionati ndërpritet, Juri Kanarsa u ka dhënë këtë formë “dënimi” të tijve. Në momentin që pritej vazhdimësia, bardhejeshilët u thyen, dhe thellë madje.

Apolonia

Besëlidhja u shënoi 3 gola në “Loni Papuçiu”, duke i kthyer me këmbë në tokë pas dy fitoreve radhazi. Trajneri nuk do të humbasë kohë dhe pret që lojtarët të rikuperojnë gabimet e shumta që kanë shfaqur nga mbrojtja në sulm.

Gjatë seancës të së hënës mungonte vetëm Eljo Gjata. Mbrojtësi ka ndier shqetësime në gjurin e djathtë dhe vetëm pasi të kryejë ekzaminimet, do të mësohet diagnoza. Pjesë e organikës prej javësh është edhe mesfushori Enes Papaj, që gjithashtu vuan një dëmtim të rëndë. Në klub nuk kanë ndërmend që të dorëzohen dhe do të bëjnë çmos të gjejnë kthesën direkt pas Kombëtares. Java e 9-të i vendos përballë Bylisit kryesues.

HILMI SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"