Asnjë autograf, siguri maksimale dhe qetësi absolute. Salah vendos kushte për të qëndruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2018 | 16:02

Asnjë autograf, siguri maksimale dhe qetësi absolute. Salah vendos kushte për të qëndruar

Muhamed Salah ka vendosur që tu japë njëherë e mirë fund situatës që është krijuar me Federatën e Futbollit të Egjiptit. Ndërsa tani sipas “The Sun” bëhet me dije se lojtari tashmë ka vendosur disa kushte për të qëndruar akoma në kombëtare. Ndërkohë disa nga kushtet që ka vendosur mesfushori i avancuar i Liverpulit janë:

salah

– Federata duhet të ndalojë këdo që të shkojë në dhomën e tij të hotelit dhe të kërkojë fotografi/autografe.

– Salah duhet të jetë gjithmonë i shoqëruar nga truproja, që duhet të jenë gjatë gjithë kohës jashtë dhomës së tij të hotelit.

– Të gjitha telefonatat drejt dhomës së Salah duhet të bllokohen.

– Salah nuk duhet të vihet në dispozicion të federatës për publicitet, intervista, takim me tifozët, evenimente që kanë lidhje me sponsorë apo vizita zyrtare.

– Salah duhet të merret menjëherë në aeroport nga federata dhe të dërgohet në hotel në mënyrën më të qetë të mundshme, pa tërhequr vëmendjen.

– Asnjë vartës i federatës egjiptiane nuk duhet t’i kërkojë Salah fotografi dhe autografe.

– Imazhi i Salah nuk duhet të përdoret nga asnjë prej sponsorëve të federatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"