Asnjë afrim te Pogradeci, klubi pret “okazione” nga elita e Kosova

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2020 | 9:38

Asnjë afrim te Pogradeci, klubi pret “okazione” nga elita e Kosova

Pogradeci ka “ngecur” në merkato. Nuk ka largime, por as afrime. Klubi prej kohësh ka nisur kërkimet për të përforcuar grupin, e megjithatë po has vështirësi për të gjetur të duhurit.Devolli-Pogradeci live

Ardjan Abazaj pret vetëm afrime cilësore dhe që të bëjnë diferencën dhe duket janari nuk ofron elementë të tillë. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë trajneri, ndërsa për gazetën pati thënë: “Në momente të caktuara dyzohem për afrimet.

Kur shoh këtë grup, mendoj se duhet të gjej më cilësorë dhe realisht në këto çaste, e kemi të vështirë të gjejmë futbolliste që bëjnë diferencë me ata që janë duke u stërvitur që prej nisjes së sezonit”.

Megjithatë, liqenorët nuk do të dorëzohen kaq shpejt. Ata shpresojnë te ndonjë “okazion” që mund t’u vijë nga Kategoria Superiore, por jashtë vëmendjes nuk kanë lënë as Kosovës. Vetë tekniku pogradecar është në kontakte me njohjet e tij, të cilët i kanë sugjeruar disa emra.Abazaj222

E megjithatë, ende nuk kanë nisur kontakte me ndonjë emër konkret. Sakaq, ekipi po vijon përgatitjet dhe është në pritje të miqësores së radhës, të cilën do ta luajë me Elbasanin.

Romeo Xinxifi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"