Asnjë afrim te Kukësi deri tani, merkatoja më e heshtur në 8 vite. Ja çfarë po kërkojnë drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2020 | 13:22

Asnjë afrim te Kukësi deri tani, merkatoja më e heshtur në 8 vite. Ja çfarë po kërkojnë drejtuesit

Drejtuesit e Kukësit kanë hyrë në merkato për të afruar një sulmues për vendin e lënë bosh nga Mirlind Daku.kukesi

Akoma nuk ka një emër konkret për sulmin, por drejtuesit janë të bindur se do arrijnë të gjejnë atë çka kërkojnë. Drejtori Nexhipi po shikon alternativa në Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Sakaq, nuk do të ketë më lëvizje në dalje.

Është hera e parë në historinë 8-vjeçare të Kukësit në Superiore që hyrje- daljet të jenë kaq minimale. Nga Kukësi janë larguar Mirlind Daku, Oumar Ture dhe Tome Kitanovski.

Pas miqësores kundër Malatjaspor, ekipi pushoi të shtunën, ndërsa dje lojtarët kanë zhvilluar dy seanca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"