Asllani-Inter, takim pas 10 ditësh/ Si ndryshon formacioni i zikaltërve me shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2022 | 23:01

Asllani-Inter, takim pas 10 ditësh/ Si ndryshon formacioni i zikaltërve me shqiptarin

Mesfushori i talen tuar shqiptar, Kristjan Asllani, është pa dyshim një prej lojtarëve, shërbimet e të cilit po kërkohen shumë në ekipet e mëdha europiane. Në garë janë Milani, Interi, Juventusi dhe madje Mançester Siti, të cilat kanë shfaqur një interes më konkret. Gjithsesi, ai që po bën gati strategjitë konkrete për të arritur te mesfushori është Bepe Marota, i cili do të bëjë çmos për të afruar në Milano shqiptarin.

asllani vs inter

Sipas mediave në Itali, tashmë ka nisur një cikël bisedimesh midis Interit dhe Empolit, të cilët janë gati të bien dakord për një shumë prej 15 milionë eurosh. Siç thamë, 20-vjeçari monitorohet edhe nga klube të tjera, çka mund t’i japë jetë një ankandi që do ta rriste edhe më shumë vlerën e mesfushorit shqiptar që konsiderohet një lloj pasardhësi i Brozoviçit.

ASLLANI 1

I lindur në Elbasan, ai është pëlqyer gjithmonë nga drejtuesit zikaltër, por goli i shënuar një javë më parë i ka rritur kuotat për transferimin e tij te zikaltrit që mund të ndodhë pas 10 ditësh. Në të njëjtin operacion mund të përfshihet Satriano, sulmuesi që pëlqehet prej kohësh nga Empoli. Uruguaiani i huazuar në Francë ka treguar se mund të bëjë diferencën dhe, me sa duket, do të testohet në Serinë A pikërisht tek ekipi ku luajnë Bajrami dhe Asllani.

PËRSE E DO INTERI – Sigurisht talenti është aspekti kryesor i interesit të Interit për Asllanin, por ka edhe anë të tjera që nuk duhen nënvlerësuar. Së pari është mosha. Me vetëm 20 vite mbi supe, mesfushori ka ende hapësirë për t’u përmirësuar duke u shndërruar në një lojtar të nivelit elitar.

Formacioni Interi Asllani

Kartoni prej 15 milionë eurosh përbën një investim të rëndësishëm, por jo i tillë që të vendosë në dyshime një klub me potencialin ekonomik të Interit. Së treti, por jo më pak e rëndësishme është rroga. Asllani me 1-1.5 milionë euro do të ishte ndër më pak të paguarit, por pa asnjë dyshim paga e tij do të pësonte një rritje kolosale krahasuar me disa mijëra eurot që arkëton tek Empoli aktualisht.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"