Asllani-Inter, edhe ikona Bergomi është i bindur: E drejtë që zgjodhën një lojtar të tillë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2022 | 22:18

Asllani-Inter, edhe ikona Bergomi është i bindur: E drejtë që zgjodhën një lojtar të tillë

Kristjan Asllani shumë shpejt do të prezantohet si një nga përforcimet e Interit në këtë edicion. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare brenda pak muajsh është kthyer në një emër të njohur në Itali dhe Interi ka vendosur të investojë për lojtarin duke e afruar menjëherë nga radhët e Empolit, edhe pse ka luajtur vetëm një sezon në Serinë A.

oLLBNsCA

Megjithatë, ikona e klubit zikaltër, Xhuzepe Bergomi, ka shpjeguar se Interi kishte qenë prej kohësh në monitorim të Asllanit, që kur ai luante me skuadrën e të rinjve të klubit të Empolit. Për më tepër, ai e cilësoi si zgjedhjen e duhur afrimin e mesfushorit, i cili pritet t’i japë mundësinë Brozoviç të bëjë më shumë pushim.

“Unë di që është një loja i cili i pëlqen shumë Piero Ausilios. Me të drejtë zgjedhin këtë lloj profili pasi nuk duan të vendosin një lojtar të rëndësishëm pas krahëve të Marcelo Brozoviç. Asllani do të qëndrojë në pankinë”, tha Bergomi.

“Brozoviç mund të humbasë një ndeshje, por kur ka humbur 2-3, Interi ka shfaqur shpesh vështirësi. Asllanin e kanë ndjekur me kohë, edhe kur ishte me të rinjtë, ndaj kanë bërë këtë zgjedhje. Ka pasur edhe profile të tjerë lojtarësh që kanë ndjekur, gjithmonë në këtë rol, por mua më bind kjo zgjedhje”, u shpreh ikona e futbollit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"