“Asllani, i destinuar për një klub të madh”, Reja: Pa hezitim do t’ia kisha këshilluar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2022 | 0:05

“Asllani, i destinuar për një klub të madh”, Reja: Pa hezitim do t’ia kisha këshilluar…

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, për mesfushorin kuqezi të Empolit, Kristjan Asllani. Reja ka deklaruar se Asllani tani është i destinuar për një klub të madh dhe se do t’ia këshillonte De Laurentisit që ta transferonte te Napoli:

ASLLANI

“Asllani është një lojtar shumë interesant. Për mua ai është i destinuar që të shkojë te një klub i madh. Nëse De Laurentis më pyet, unë do t’ia këshilloja menjëherë për te Napoli.

Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në muajin mars bëri debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë ndaj një përfaqësuese të madhe si Spanja edhe pse është 20 vjeç.

Përshtypja është e mrekullueshme sepse ai di të qëndrojë në fushë në mënyrë inteligjente dhe ka dy këmbë të shkëlqyera.”, përfundoi Edi Reja.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"