“Askush s’mund të mohojë se çfarë ka dhënë ai për Realin” Zidani flet për Bejlin: Kjo është jeta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 14:42

“Askush s’mund të mohojë se çfarë ka dhënë ai për Realin” Zidani flet për Bejlin: Kjo është jeta

Zinedin Zidan vlerësoi kontributin e Garet Bejlit me Real Madrid gjatë 7 viteve.
1579283167_260760_1579283237_noticia_normal

Teksa marrëdhëniet mes të dyve kanë qenë tepër të ndera gjatë sezonit të fundit, tekniku i “Los Blancos” u shpreh në konferencën për shtyp se uellsiani mbetet lojtar i Realit, pavarësisht se është pranë huazimit te Totenhem dhe se kurrë nuk ka patur probleme mes tyre.

“Nuk kam biseduar me Bejlin. E di se çfarë ka bërë ai për këtë ekip. Ka qenë spektakolar, askush nuk mund të thotë diçka ndryshe. Ka negociata. Nëse ai lëviz, i urojmë më të mirat. Nuk kam patur asnjëherë probleme me të. Situata nuk është zgjidhur, marrëveshja nuk është firmosur akoma, nuk mund të them më tepër. Reali do të vuajë mungesën e Bejlit? Nuk ka të bëjë, jeta kjo është, secili ka opinionin e vet”, deklaroi trajneri i Realit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"